Shtyhet edhe takimi Napoli-Inter

Pas takimit Juventus-Milan është shtyrë edhe zyrtarisht gjysmëfinalja tjetër e kthimit të Kupës së Italisë ndërmjet Napolit dhe Interit që ishte në program të luhet të enjten në mbrëmje në “San Paolo”.

Problemi kryesor qëndron është koronavirusi që është përhapur shumë në Itali dhe po sjell në rrezik jetën e njerëzve. Fillimisht liga italiane e futbollit ka paraparë që kjo sfidë të luhet pa tifozë, por numri një i Napolit, De Laurentis nuk ka pranuar edhe për faktin se deri më tani janë shitur 42 mijë bileta për duelin Napoli-Inter.

Gjithsesi, sfida është shtyrë për një datë të pacaktuar./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close