ESPN mëson detajet e kontratës që Laporta po përgatit për Messin

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë në fillimet e tij se detyra kryesore është ta bindë Messin të qëndrojë në klub.

Tani, ESPN raporton se Laporta është duke përgatitur për t’i ofruar Messit një kontratë tri vjeçare për ta bindur atë të qëndrojë në klub.

Messi ka rinovuar disa herë kontratën me Barcelonën, duke kërkuar rritje të pagës, mirëpo tani mund të jetë krejtësisht e kundërta.

Argjentinasi mund të marrë më shumë vite kontratë, por në të njëjtën kohë ta ulë pagën e tij momentale, e cila kap shifrën 71 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close