Nesër në program janë ndeshjet e kthimit çerekfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja që do të jetë në qendër të vëmendjes është ajo që do të luhet në “Todor Proeski” në Shkup ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës. Takimi i parë i këtyre dy skuadrave i zhvilluar në Tetovë u mbyll me barazim 1:1, me kuqezinjtë që nesër me detyrim duhet të të marrin fitore për të siguruar gjysmëfinalen e edicionit të sivjetshëm, pasi në të kundërtën me barazim pa gola avanson më tej Rabotniçki, falë golit të shënuar si mysafirë.
Interesante do të jetë edhe përballja ndërmjet Renovës dhe Struga Trim Lum, me të dyja skuadrat që ndeshjen e parë e mbyllën me barazim pa gola, ndërkohë Shkupi do të udhëtojë drejt Strumicës me negativën 1:0 nga ndeshja e parë e luajtur me Akademia Pandevin në Çair.
Përballja tjetër çerekfinale luhet ndërmjet Labunishtës dhe Bregallnicës, me këta të fundit që kanë epërsi të një goli nga takimi i parë. Të gjitha përballjet e kthimit çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 14:00./Sportmania.al

