Chelsea është gati të rivalizojë skuadrën e Arsenal në merkaton e verës, transmeton lajmi.net.

Layvin Kurzawa, mbrojtësi që luan me PSG, është lojtari që po tërheq vëmendjen e dy skuadrave angleze.
Në radarin e Chelsea është edhe anëtari i Leicester, Ben Chilwell, por ai thuhet të ketë një çmim më të lartë sesa Kurzawa.
Kurzawa do të ishte një ‘dhuratë e mirë’ pasi lojtari mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe mund të sigurohet falas.
Arsenal lidhet me mbrojtësin 27 vjeçar tash e disa muaj. Mbetet të shihet nëse Kurzawa do të zgjedh pjesën e kuqe ose atë të kaltër të Londrës, ose nëse do të ketë një skuadër të re. /Lajmi.net/

