Mbrojtësi i krahut të majtë, Alejandro Grimaldo, është lojtari në listën e dëshirave të Tottenham Hotspur.

‘Record’ raporton se Benfica janë duke kërkuar 35 milionë euro për të liruar kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Tottenham dhe Napoli janë në garë për 24 vjeçarin që mbulon krahun e majtë të mbrojtjes.
Asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur akoma që të barazojë kërkesën e Benfica me ofertën e tyre.
Grimaldo ka regjistruar 39 paraqitje me Benfica në të gjitha kompeticionet këtë sezon. /Lajmi.net/

