Ai ndoshta është larguar, por mesfushori Mesut Ozil nuk e ka harruar kohën te Real Madrid. Mesfushori i Fenerbahces ka shikuar me vëmendje fitoren e djeshme të “Los Blancos” në “El Clasico” dhe e ka festuar përmes disa postimeve në rrjetin e tij social, ‘Twitter’.

“Ndeshje e mrekullueshme. Pikë shumë të mëdha. Ata janë favoritët për titull tani”, shkroi ai.
Amazing game.
Big, big #ElClasico points
The favourites for the title now
@realmadrid #HalaMadrid
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) April 10, 2021
Pos kësaj, Ozil lavdëroi lartë edhe ish bashkëlojtarin, Karim Benzema.
“Sulmuesi më i mirë në La Liga e tregoi klasin sërish, djali im Benzi”.
The best striker of La Liga showed his class again – my boy Benzi
Great 1st half #ElClasico @realmadrid @Benzema
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) April 10, 2021
32-vjeçari zhvilloi plotë 159 paraqitje për Realin gjatë tri viteve mes 2010 – 2013, kohë në të cilën realizoi 27 gola dhe dhuroi 80 asistime.


Big, big 
The favourites for the title now 


Great 1st half