Shqipëria dhe Kosova të bashkuar, me 6 prill nis “LIGA UNIKE”

“Liga Unike” e basketbollit, Shqipëri-Kosovë do të nis zyrtarisht më 6 prill. Lajmi është konfirmuar nga Superliga e Basketbollit të Kosovës. Gara do të zhvillohet në format të “Fajnëll ejt” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës. Kjo është hera e parë që do të ketë një ligë të përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close