Sonte sytë e të gjithë botës së futbollit drejtohen kah “Santiago Bernabeu”, aty ku Real Madridi dhe Barcelona do të përballen ndërmjet veti në një ndeshje të vlefshme për kampionatin spanjoll, La Liga.

Kjo do të jetë përplasja e 244 në historinë e të dyja klubeve, por që nuk vjen në një moment të mirë për Realin që pas humbjes nga Levante në xhiron e fundit të La Ligas, u mposhtën në shtëpi edhe nga Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Ndërkohë punët nuk janë aq mirë edhe për katalanasit, që në mesjavë barazuan 1:1 ndaj Napolit, ndërsa në Spanjë kanë rimarë veten. Kjo ndeshje vlen edhe për titull, duke parë që Barcelona kryeson për momentin me dy pikë më shumë se Reali dhe nëse eventualisht fiton këtë super-përballje, atëherë katalanasit do të shkëputen plotë 5 pikë nga rivalët madrilen. Sa i përket ndeshjes së sotme, në të dyja taboret mungojnë futbollist të rëndësishëm si Suarez e Dembele nga radhët e Barcelonës, ndërsa te Reali do të mungojnë Hazard, Asensio, ndërsa Zidan nuk ka preferuar të marrë as Luka Joviqin për këtë sfidë.
Përballja Real Madridi-Barcelona luhet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke nisur nga ora 21:00./Sportmania.al

