Maqedoni-Kosovë shtyhet për në maj?

Edhe pse enden uk ka asgjë zyrtare, megjithatë me qëndrimin e fundit të UEFA-së, shfaqet në horizont se ndeshja ndeshja gjysmëfinale e plej of-it në Ligën e Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka gjasa të mos luhet me 26 mars ashtu siç ishte e paraparë.

Arsyeja është koronavirusi që është përhapur në gjithë Europën dhe ndeshja ndërmjet përfaqësueses së vendit dhe Kosovës mund të shtyhet për në muajin maj.

Anulimi i ndeshjeve të plej of-it në Ligën e Kombeve për muajin mars ka ardhur si sygjerim nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ndërsa me të njejtin qëndrim ka dalur sot edhe UEFA. Presidenti Aleksandar Çeferin të martën do të ketë mbledhje me të gjithë presidentët e federatave dhe do të merret vendim për këtë çështje./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close