Ylli i Real Madrid del kundër uljes së pagave: Është e kotë

Ndërsa rivalët e Barcelonës dhe Atletico Madrid e kanë konfirmuar secili se lojtarët e tyre do të marrin një ulje pagash prej 70 përqind, Real Madrid nuk ka shpallur ende ndonjë veprim për lojtarët e tyre deri më tani.

Kroos ka thënë se pajtohet me qëndrimin e klubit të tij, duke thënë se ka shkaqe më të vlefshme gjatë krizës aktuale sesa klubi i një futbollisti, transmeton lajmi.net.

“Ulja e pagës është si një dhurim i kotë, ose për klubin”, tha mesfushori për transmetuesin SWR Sport.

“Duhet të jetë një opsion për të gjithë të marrin në konsideratë. Unë mendoj se është edhe më mirë të marrësh pagën e plotë dhe pastaj të bësh gjënë e duhur me të.”

“Unë nuk mendoj se është e nevojshme këtu”, vazhdoi Kroos. “Gjëja tjetër është pyetja se çfarë bëj unë me të gjitha paratë që unë marr. Të gjithë duhet të ndihmojmë atje ku nevojitet ndihmë. Dhe ka shumë vende ku ndihma është e nevojshme tani”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close