Në Burundi, një vend i Afrikës Lindore, me popullsi rreth 10 milionë banorë, nuk planifikojnë të ndërpresin ligën shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Pasi folën me Ministrinë e Shëndetësisë, ata morën disa vendime, në mënyrë që liga të vazhdojë.
Vendimi i parë ka qenë ndalimi i festimit të golave, për të vazhduar me larjen e detyrueshme para ndeshjeve dhe shmangia e bisedave me gjyqtarët.
Në këtë vend, kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit.
Tre raste të koronavirusit tashmë janë raportuar në Burundi.

