Aktualisht, mbrojtësi anësor është duke luajtur si i huazuar te Bayern Munich, por beson se në të ardhmen do të lë gjurmë te Real Madrid.

Odriozola beson se koha e tij në ‘Santiago Bernabeu’ do të vije dhe ai do të fitojë besimin e skuadrës.
“Unë nuk isha në elementin më të mirë dhe nuk mund të luaja në mënyrën si unë dua”, ka thënë Odriozola, transmeton lajmi.net.
“Duhet të jem i sinqert dhe ndjej besimin e Zidane, kështuqë nuk kam dyshime se koha ime do të vije”, ka thënë tutje spanjolli.
Spanjolli transferohej te Real Madird për 30 milionë euro, në verën e vitin 2018, nga Real Sociedad. /Lajmi.net/

