Renova ndahet me pesë futbollistë

Renova që ka nisur disa ditë më parë sot ka komunikuar ndërperjen e bashkëpunimit me pesë futbollistë.

Tashmë disa ditë stërvitet Renova nën drejtimin e Qatip Osmanit, të cilët në përbërje kanë promovuar dy emra të rinjë, mbrojtësin e djathtë Arlind Aliti i ofruar në formën e huazimit nga Shkëndija dhe sulmuesin nga Kolumbia Xhon Mena. Renova ka lënë pas një vjeshta brengosëse dhe në drejtim të luftës për mbijetesë kërkohen përgatitje cilësore dhe përforcime adekuate. Duket se dy përforcimet e deritashme nuk do të jenë të vetmet, pasi krijohet hapsirë për prurje të reja duke parë vendimin e sotshëm të drejtuesve që u ndanë me pesë futbollistë. Valon Neziri, Artan Veliju, Armend Aliu, Altin Sefo dhe Sulejman Kulibali nuk do të jenë pjesë e Renovës në të ardhmen, pasi xhepçishtasit kanë falënderuar lojtarët e lartëpërmendur për bashkëpunimin e deritashëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close