Cristiano Ronaldo thyen rekordin e Peles

Në dokumentarë thuhet se Pele ka bërë mjaftueshëm për të mbajtur rekordin e tij golashënues, por mesa duket kjo gjë nuk doli të jetë e vërtetë. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo me dy golat ndaj Udinese e theu këtë rekord të ‘çmendur’.

Ronaldo tani është golashënuesi numër dy në histori me 758 gola të shënuar, një më shumë se Pele që ka të regjistruar 757 gola.

https://twitter.com/goal/status/1345842434471849992?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1345842434471849992%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Para Ronaldos bazuar në statistika vetëm Josef Bican ka shënuar më shumë gola se portugezi, thuhet se legjenda e Slavia Prague ka realizuar 805 gola brenda viteve 1931 – 1955.

Pos kësaj, 35-vjeçari arriti tjetër rekord duke shënuar për 20 vite radhazi, derisa më impresionuese është që ka shënuar se paku 20 gola për klubin dhe Kombëtaren në 15 sezonet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close