Koronavirusi, Tottenham ulë pagat e atyre që nuk luajnë

Premierliga aktualisht është në ndërprerje për shkak të shpërthimit të Covid-19, dhe megjithëse është caktuar një datë (30 prill) për një rikthim në veprim, akoma nuk dihet nëse do të jetë e sigurt kjo gjë.

Deri më tani kanë qenë gati 800,000 raste të konfirmuara të koronavirusit në mbarë botën, me një numër vendesh që vendosin bllokime në një përpjekje për të stopuar përhapjen e virusit, transmeton lajmi.net.

Lojtarët dhe stafi nga klubet në të gjithë vendin aktualisht po izolohen në shtëpitë e tyre, pasi të gjitha objektet e stërvitjeve mbeten të mbyllura në përputhje me protokollet qeveritare.

Dhe Levy tani ka dhënë një azhurnim mbi gjendjen financiare të Tottenham, duke zbuluar një ulje të pagës për të gjithë “drejtorët dhe punonjësit që nuk luajnë” në përpjekje për të balancuar gjendjen financiare. /Lajmi.net/ 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close