Dortmund nis stërvitjet me nga dy futbollistë

Lojtarët kanë kaluar javët e kaluara në izolim për shkak të shpërthimit të koronavirusit, me Bundesliga që aktualisht është e pezulluar deri më 30 prill.

Është ende e paqartë kur dhe nëse kampionati elitarë gjermanë dhe ligat e tjera të mëdha të futbollit do të përfundojnë.

Ndërkohë, Dortmund ka planifikuar me kujdes kthimin e tyre në stërvitje në mënyrë që të mbajnë fitnesin e skuadrës së tyre të përshtatshëm.

Kjo u bë duke u stërvitur me dy futbollistë, pasi u rikthyen të punojnë në bazën e Dortmundit në Brackel.

Megjithë rrezikun e përfshirë, mesfushori Emre Can tha të dielën se mezi po priste të kthehej në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close