Te Barcelona, siç raporton Sportmail, bordi i klubit po rrezikon një mosmarrëveshje të mundshme me lojtarët shkaku i kërkesës së tyre për uljen e pagave.

Bordi i Barcelonës i udhëhequr nga presidenti Josep Maria Bartomeu, mund të shkurtojë pagat deri në 70 për qind shkaku i humbjeve nga COVID-19.
Ende nuk ka ndonjë aprovim nga lojtarët, por pagat e tyre pritet të zvogëlohen drastikisht.
Lionel Messi:
Kontrata aktuale: 500 mijë funte në javë
Pas zbritjes 70 për qind: 150 mijë funte në javë
Antoine Griezmann:
Kontrata aktuale: 294 mijë funte në javë
Pas zbritjes 70 për qind: 88 mijë e 200 funte në javë
Luis Suarez:
Kontrata aktuale: 290 mijë funte në javë
Pas zbritjes 70 për qind: 87 mijë funte në javë
Sergio Busquets:
Kontrata aktuale: 260 mijë funte në javë
Pas zbritjes 70 për qind: 78 mijë funte në javë
Gerard Pique:
Kontrata aktuale: 220 mijë funte
Pas zbritjes 70 për qind: 66mijë funte në javë
/Lajmi.net/

