Faqja zyrtare e Milan kanë njoftuar se skuadra nuk kthehet në stërvitje, deri kur të jetë kohë e sigurtë për ta bërë një gjë të tillë.

Italia është në izolim deri më 3 prill, por përhapja e Covid19 nuk duket sikur po ngadalëson, duke u bazuar në shifrat e tmerrshme që u publikuan sot, ku kishte afër 1 mijë të vdekur.
Në gjithë këtë situatë ka reagaur edhe Milan, duke bërë të ditur se stërvitjet shtyhen për kohë të pacaktuar.
Një gjë të tillë kishin bërë më herët edhe Lazio e Napoli.
Serie A akoma nuk ka vendosur se kur do të rifillojë kampionati. Rreziku ekziston që të anulohet krejtësisht.

