Faza e sulmit është në listë për t’u përmirësuar në skuadrën e Barcelonës, gjatë merkatos së verës.

Dy emra janë të cilët përmenden si të mundshëm për të kaluar në ‘Camp Nou’; Lautaro Martinez dhe Neymar.
Rivaldo beson se Lautaro do të ishte një emër i mirë për të ardhmen, por Neymar është i duhuri për të tashmen .
“Kam thënë tash e disa kohë se besoj te Neymar. Ndoshta largimi nga Barca ishte gabimi më i madh për brazilianin, por nëse ka ndonjë shans që ai t kthehet, skuadra duhet ta shfrytëzojë” ka thënë Rivaldo.
“Si 28 vjeçar, ai ka akoma shumë për të luajtur. Do të ishte i mirë për Barcën. Sa i përket Lautaros, është lojtar i mirë për Inter, por nuk është gati për Barcën” ka shtuar braziliani.
Mbetet të shihet se për cilin lojtar Barcelona do të tentojë në merkato.

