El Shaarawy flet nga Kina: Më mungon Italia, gjendja po përmirësohet

El Shaarawy kaloi te Shanghai Greenland Shenhua gjatë janarit, për 16 milionë euro, por deri më tani ka luajtur vetëm 13 ndeshje, pasi sezoni u suspendua si pasojë e koronavirusit.

27 vjeçari ka bërë të ditur se situata në Kinë po përmirësohet, si dhe ka shprehur mallin e tij për Italinë.

“Situata është përmirësuar. Është një qytet që ka filluar të kthehet në jetë. Po bëjmë mirë. Është mesazh shprese për gjithë botën” ka thënë El Shaarawy.

“Kam lënë shumëçka në Romë, jo vetëm futbollin. Ndihem sikur ishte pjesë e familjes. Më mungon Italia” ka thënë tutje italiani.

El Shaarawy ka kontratë të vlefshme në Kinë, deri në qershor të vitit 2022. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close