Fituesi i Kupës së Botës me Italinë ka bërë të ditur se mund të shkojnë edhe dy muaj deri sa Serie A të rikthehet.

Sipas trajnerit të Guangzhou Evergrande, situata është shumë e vështirë, dhe përvoja e tij në Kinë shtynë atë të mendoj se do të duhen muaj për t’iu kthyer situatës normale.
“Iu tregoj një shembull. Unë lash Kinën më 5 janar, dhe sportet atje fillojnë më 1 prill, kështu këtu janë katër muaj” ka thënë Cannavaro.
“Për mendimin tim, situata është shumë delikate dhe mendoj se do të duhen edhe dy muaj në Itali. Shpresoj të ndodh më herët, por do të jetë e komplikuar” ka thënë tutje italiani.
Në anën tjetër, Italia tashmë ka kaluar edhe Kinën me numrin dhe përqindjen e viktimave nga Covid19.
Mbetet të shihet se edhe sa kohë do të luftohet me virusin, deri sa ai të vihet nën kontroll.

