Arsyeja pse UFC do të vazhdojë pavarësisht koronavirusit

Për shkak të kufizimeve në tubimet publike në New York, ngjarja nuk do të organizohet atje siç ishte planifikuar fillimisht, por ajo do të zhvillohet diku tjetër.

UFC 249 përfshin luftën e madhe midis Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson, përcjell lajmi.net.

“Ne do të ndjekim këto udhëzime për të mos patur më shumë se 10 njerëz në një dhomë dhe ne shpresojmë që kjo të largohet deri në prill”, tha presidenti i UFC Dana White për ESPN.

Ngjarjet pritet të zhvillohen pas dyerve të mbyllura në UFC APEX – kompleksi sportiv i krijuar posaçërisht për garat MMA në Las Vegas. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close