Karriera e Giovinco duket se nuk është akoma në hapat e fundit, të paktën sipas fjalëve të vet lojtarit.

Lojtari ka bërë të ditur se dëshiron të bëjë një rikthim në Serie A, para se t’i jap fund karrierës së tij. Aktualisht, ai luan në Arabinë Saudite, transmeton lajmi.net.
Rikthimi në Serie A për lojtarin do të ishte një urë lidhëse për një ftesë në kombëtaren e Italisë të cilën e ëndërron akoma.
Ish anëtari i Parma e Juventus largohej nga Italia në vitin 2015, për t’iu bashkuar Toronto FC, e së fundmi ka kaluar në Al Hilal.
Por, ai shpreson që akoma të luajë me Italinë edhe një herë. Serie A gjithashtu mbetet një aventurë që mund të provohet përsëri. /Lajmi.net/

