Drejtori i Dortmund jep zhvillimet më të reja për ‘Sancho’

Drejtori i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl pret që Jadon Sancho të qëndrojë në klub për “të paktën” një sezon tjetër. Anësori 20-vjeçar është lidhur shumë me një transferim në Manchester United, megjithëse të dy palët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje.

Drejtori i Përgjithshëm i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke tha javën e kaluar se anglezi do të kalojë përfundimisht sezonin 2020-21 me klubin gjerman, ndërsa vetë Sancho tha se ai “do” të luajë për ta.

“Jadon është i lumtur që qëndron. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023”, tha Kehl.

“Unë e shoh atë në fushë dhe ai është shumë i lumtur. Të gjithë janë shumë të lumtur që e kanë. Ai do të jetë këtu për të paktën një sezon tjetër”.

“Kjo skuadër është më e mira që kemi. Kemi një përzierje lojtarësh shumë të mirë, të rinj dhe të pjekur. Ne u përpoqëm të zhvillonim ekipin në vitet e fundit. Shpresojmë që të mund të fitojmë tituj në sezonin e ardhshëm sepse titujt janë ato që kanë rëndësi në fund”, vazhdoi ai.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close