Ky reagim i ish-futbollistit, tashmë pronar i Inter Miamit, vjen pasi 33 persona kanë vdekur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar duke e çuar numrin total në 104.

“Dua të përcjell mendimet dhe urimet më të mira për të gjithë ju që po përballeni me këto sfida të pashembullta në botë.
Ne mund t’ia dalim të bashkuar, vetëm nëse përqendrohemi për të mbrojtur veten, të dashurit tanë dhe komunitetin”, tha Beckham.

