UEFA u detyrua të shtyjë Kampionatin Evropian shkaku i shpërthimit të koronavirusit, dhe ai do të zhvillohet një vit më vonë.

Trajneri i Holandës ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon t’i bashkohet Barcelonës, pas përfundimit të Kampionatit Evropian.
“Klauzola në kontratën time për të shkuar te Barca është pas Kampionatit Evropian”, ka deklaruar Koeman për Marca.
“Asnjë datë nuk është përmendur, kështu që tani është pas Kampionatit Evropian në vitin 2021”.
Koeman është një trajner i kërkuar nga Barcelona, me të cilin synojnë të nisin një epokë të re, me holandezin që ka qenë edhe lojtar i katalanëve.

