Hellas Verona ia cakton çmimin Marash Kumbullas

Hellas Verona ka vendosur të kërkojë 25 milionë euro për Kumbullan, mes raportimeve që shumë skuadra të Evropës po kërkojnë nënshkrimin e tij.

Thuhet se Inter po udhëheq në garën për mbrojtësin e 20 vjeçar, përcjell lajmi.net.

Por, së fundi në lojë janë futur edhe Borussia Dortmund, Manchester United, Bayern Munich dhe Napoli.

Lojtari është rritur te Hellas Verona, teksa këtë sezon ka fituar shumë minuta në skuadrën e parë, dhe ka regjistruar një paraqitje për Shqipërinë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close