Kjo shtyrje do të vlejë për futbollistët e lënduar, dhe që do të kenë më shumë mundësi për të luajtur në Kampionatin Evropian, që tani do të mbahet në vitin 2021.

Ylli më i madh është Harry Kane, i cili vazhdon të rikuperohet nga një lëndim, dhe përfshirja në Kampionatin Evropian ka qenë në pikëpyetje.
Kjo shtyrje do ta ndihmojë atë të rikuperohet plotësisht, për të qenë në formë për vitin 2021.
Për anglezët, një problem kanë qenë edhe Marcus Rashford, Tammy Abraham dhe Jamie Vardy.

