Mbrojtësi anglez aktualisht luan me Romën si i huazuar nga Manchester United, por paraqitjet e tij kanë lënë shije të mirë te drejtuesit e ‘Giallorossi’.

‘Il Tempo’ shkruan se romakët duan transferimin permanent të mbrojtësit të United, në fund të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.
Skuadra italiane deri më tani ka pasur tri oferta të ndryshme për anglezin.
Për transferimin e plotë të tij, Roma duhet të prek shifrën e 20 milionë eurove.
Mbetet të shihet nëse kjo shumë do të jetë problematike për skuadrën nga Serie A. /Lajmi.net/

