Bayern po punon për rinovimin e Flick dhe tre lojtarëve të tjerë

Kampionët e Bundesligës morën vendimin për të bërë një ndryshim në stol në nëntor 2019.

Niko Kovac u largua nga roli i tij në ‘Allianz Arena’ në mes të përpjekjeve për të vendosur qëndrueshmëri, me Flick që mori ‘frenët’ e Bayernit si trajner i përkohshëm, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme për këtë, me rikthimin e Bayern në vendin e parë në kampionat dhe duke pritur nëse atyre do t’u jepet mundësia të kalojnë drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Përpjekjet e tilla do të shpërblehen, me Flick që është i vendosur të nënshkruajë një kontratë të përhershme.

Hoeness i tha Sport1: “Unë nuk mund të them asgjë për këtë; bordi ekzekutiv vendos për ne”.

“Unë mendoj se Hansi Flick ka bërë një super punë deri më tani. Në një moment, bordi do t’i afrohet bordit mbikëqyrës me një propozim. Kjo me siguri do të ndodhë tani diku në të ardhmen e afërt. Edhe lojtarët si Muller, Neuer e Alaba janë në rrugë të njëjtë”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close