Klubi brazilian del me maska në fushë, protestojnë ndaj Federatës

Lojtarët, të udhëhequr nga menaxheri Renato Portaluppi, dolën në ‘Sao Luiz’ dhe u rreshtuan para ndeshjes duke veshur maska të bardha mbi fytyrat e tyre.

“Kjo protestë e lojtarëve për të dalë në fushë me maska bën që të nënkuptohet mbështetja jonë për kampionatin të ndalet”, tha Paulo Luz, drejtori i sportit të Gremio. “Jeta duhet të ketë përparësi”.

Asnjë spektator nuk u lejua në arenën e Gremio për ndeshjen e kampionatit shtetëror Gaucho.

Protesta vjen pasi lojtarët dhe klubet në të gjithë Amerikën e Jugut kanë filluar të ankohen në vendimet e autoriteteve të futbollit për të vendosur që ndeshjet të luhen, por pas dyerve të mbyllura. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close