Barcelona interesohet për portierin e Ajax

Forma e lartë e Ter Stegen nuk ka ndaluar Barcelonën së shikuari për një alternativë për portën e skuadrës.

‘El Desmarque’ shkruan se Barca janë shumë të interesuar për Andre Onana, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari ka qenë pjesë e ‘La Masia’ dhe shihet të ketë kushtet e duhura për t’u përshtatur me skuadrën.

Interesim për portierin e Ajax ka shfaqur edhe skuadra e Chelsea, por futja e Barcës në garë minimizon gjasat e ‘Bluve’.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të bëjë ndonjë ofertë formale për portierin e Ajax Amsterdam, Onana. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close