‘Sport’ zbulon katër transferimet e planifikuara të Barcës

Sezoni aktual nuk po ecën si më së miri për skuadrën katalane, edhe pse ata janë liderë të La Lia dhe kanë mundësi të kalojnë në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve.

E përditshmja spanjolle, ‘Sport’, ka zbuluar së fundmi katër transferimet për të cilat do të angazhohet Barcelona.

Katër është numri i transferimeve për të cilat përgatitet Barca. Një mbrojtës i majtë, një qendër mbrojtës, një mesfushor i përgatitur fizikisht dhe një sulmues.

Interesimi për një qendërmbrojtës (të majtë) do të thotë se Barca po përgatitet të heq dorë nga Clement Lenglet ose Samuel Umtiti.

Për mesfushën, interesi është të ketë një lojtar me fizik të fortë (tipi i Keita/Toure).

Kurse, për fazën e sulmit, favoriti qëndron Lautaro Martinez, por tashmë mund të llogaritët edhe në Neymar, bazuar në raportimet e fundit të ‘Marca’.

Mbetet të shihet se cilat lëvizje do të kompletohen nga skuadra e Barcelonës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close