Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, duke bërë që të gjitha aktivitetet në atë vend të paralizohen.

Lidhur me situatën ka folur edhe Cannavaro, i cili beson se e gjithë Evropa duhet të ndjek shembullin e Kinës, në luftën kundër Covid-19.
“Ky është mesazhi pozitiv (izolimi i Kinës) për ne dhe pjesën tjetër të botës” ka thënë Cannavaro.
“Kjo sëmundje përhapet, por na duhet organizim i mirë. Sakrifica është kostoja. Mësimi i Kinës është i qartë për botën” ka shtuar fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006.
Tutje ish mbrojtësi i kombëtares së Italisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët e Italisë që po tregojnë një sjellje shembullore në këtë kohë të jashtëzakonshme.

