Chelsea ka gati 85 milionë funte për yllin e Leverkusen

‘Blutë’ e Londrës duket se do të jenë në Bundesliga për të bërë tregun e verës, ku lëvizjen më të madhe pritet ta kryejnë në Bayer.

Sipas ‘Express’, Chelsea janë gati të thyejnë bankën në mënyrë që ta transferojnë Leon Bailey, transmeton lajmi.net.

22 vjeçari i Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, Arsenal e Manchester United, por Chelsea janë gati për megaofertën.

Skuadra e Lampard beson se me një ofertë prej 85 milionë funteve mund ta kenë për vete anësorin e ‘aspirinave’.

Leverkusen janë gati të mbushin arkat e tyre, pasi gjatë merkatos së ardhshme pritet ta shesin edhe Kai Havertz për më shumë se 100 milionë euro. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close