Manchester United me mega-ofertë për Dean Henderson

Skuadra e Manchester United i ka bërë një mega-ofertë portierit Dean Henderson, për kontratën e re.

Gardiani anglez, kartoni i të cilit i takon United, aktualisht luan me skuadrën e Sheffield, ku ka regjistruar performancat më të mira, duke tërhequr vëmendje të madhe.

Henderson nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ‘Djajtë e kuq’, por sipas ‘The Sun’, atij i janë ofruar 100 mijë funte në javë për kontratën e re, transmeton lajmi.net.

Situatën e portierit po e monitoron edhe Chelsea, por sigurisht se United janë favoritët.

Henderson do të nënshkruante me United vetëm nëse i garantohet pozita e startuesit, para De Gea. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close