PSG përgatitet për largimin e Neymar – caktohet edhe çmimi i brazilianit

Neymar ka filluar të zë vend në mediet evropiane akoma pa afruar mirë merkatoja e radhës. Emri i yllit brazilian sigurisht se lidhet me një largim të mundshëm nga Parisi.

‘Marca’ shkruan se PSG e dinë se Neymar do të largohet gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Kështu, parisienët kanë caktuar një çmim prej 150 milionë eurove për kartonin e lojtarit.

Barcelona është një nga skuadrat favorite për të marrë shërbimet e tij, por sigurisht se do të jetë shumë e vështirë për ta.

Katalanët janë duke konsideruar opsionin për marrëveshjen me PSG, për Neymar, marrëveshje kjo që do të gëzonte shumë edhe Leo Messin.

Barca tentoi transferimin e tij edhe gjatë verës së kaluar, por nuk arritën të finalizojnë asgjë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close