Liverpool synon të largojë katër lojtarë

Ylli shqiptar që luan me skuadrën e Liverpool, Shaqiri, mund të mos e ketë të gjatë qëndrimin e tij në ‘Anfield’.

Sipas ‘Liverpool Echo’, katër janë emrat që ‘Reds’ planifikojnë t’i largojnë nga skuadra, në fund të këtij sezoni.

Xherdan Shaqiri, Dejan Lovren, Nathaniel Clyne dhe Adam Lallana bëjnë pjesë në listën e ngushtë.

Katër lojtarët pritet të largohen si transferime të lira, kur kontrata e tyre të skadojë.

Me këtë lëvizje synohet të bëhet vend për transferime të reja. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close