Zëvëndëspresidenti i Flamengos me koronavirus

Zëvëndëspresidenti i Flamengos, Mauricio De Mattos ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kaq ka mjaftuar që lojtarët në Brazil dhe Argjentinë të deklarojnë njëzëri: “Ne nuk luajmë”.  Asnjë reagim nuk është dhënë dhe gjithçka mbetet pezull. De Mattos është izoluar tashmë  po tani është tepër vonë.  Zemërimi i lojtarëve buron nga fakti se asnjë masë nuk është marrë, edhe pse virusi po shkatërron botën. Futbollistët kanë qënë ata që kanë marrë situatën në dorë, duke qënë vetë zot të fatit të tyre.

 Ndërkohë që në Europë shumica e kampionateve janë pezulluar, Argjentina e Brazili nuk kanë dëgjuar për diçka të tillë. Pritet një vendim zyrtar që me shumë mundësi do vijë këto ditë. Vetëm atëherë mund të flasim me saktësi se si do procedohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close