Suarez “i falet” koronavirusit, sulmuesi shpreson rikthimin brenda sezonit

Luis Suarez mund të kthehet brenda sezonit. Lajmi i mirë për tifozët e Barcelonls vjen nga AS, ku shpjegohet se rikuperimi i uruguajanit po shkon mirë. Nëse kampionati spanjoll dhe Champions shtyhen të paktën një muaj, Suarez mund të grumbullohet nga Barcelona. 

Terapia intensive në shtëpi nën kujdesin e veçantë të mjekëve po jep efektin e saj.  Në fillim u tha se dëmtimi ishte i rëndë por me pak fat mind t’a shohim në fushë më shpejt se ç’ishte menduar.

Nëse vërtetë  ndodh diçka e tillë, do të ishte një plus i madh për pjesën e mbetur të sezonit të Barcelonës. Trajneri Setien ka nevojë për një sulmues që di të bëjë diferencën dhe Suarez është i tillë. Gjithsesi, sfida e parë që duhet kaluar është ajo e Coronavirus që ka pushtuar botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close