Barcelona interesohet për futbollistin e Lazios

Skuadra kampione e La Liga është përballur me disa telashe në mbrojtje, si dhe tashmë Gerard Pique po prek një moshë që po e ngadalëson, prandaj kanë filluar të interesohen për një lojtar për repartin e mbrojtjes.

Barcelona thuhet të kenë vënë në shënjestër mbrojtësin e Lazio, Luis Felipe. ‘Corriere dello Sport’ rishkruan se lojtari, i cili javën tjetër mbush 23 vitre, ka kapur syrin e skautëve të ‘Blaugrana’.

Megjithatë, lojtari është duke negociuar kontratën e tij aktuale me skuadrën romake.

Kontrata e braziliani me Lazio është valide deri në vitin 2022, muajin qershor, por Lazio synojnë ta blindojnë atë./Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close