Arbitrat e ndeshjes Juventus – Inter vet-izolohen

Ata kanë marrë këto masa pasi kishin ndarë drejtësinë në ndeshjen Juventus – Inter, e më vonë Daniele Rugani i Juves rezultonte pozitiv në koronavirus.

Të dyja skuadrat kanë marrë masat mbrojtëse që të jenë të sigurta, pasi mbrojtësi ‘Biankoneri’ i cili ishte në bankën rezervë dhe nuk luajti, u gjet me Covid-19.

Gjyqtarët që ndanin drejtësinë në këtë ndeshje nuk kishin shfaqur simptoma të gripit dhe kështu akoma nuk janë testuar.

Serie A është kampionati me më së shumti lojtarë të prekur nga ky virus. /Lajim.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close