Të premten, është vendosur që futbolli në Angli të ndërpritet të paktën deri më 4 prill, dhe kjo ka hapur debat se si do të përfundojë ky sezon në Premierligë.

“Pas takimit të sotëm, është vendosur njezëri të pezullojë të gjitha ndeshjet e Premierligë me një rinisje të planifikuar më 4 prill”, ka njoftuar Premierliga.
Por, një burim i afërt i Independent, ka thënë se ideja që futbolli do të luhet sërish pas asaj date, është plotësisht e çmendur dhe thjesht i paaritshëm.
Liverpool ka qenë një hap larg titullit këtë sezon, dhe ishte gati të bëhej skuadra e parë në Evropë që po shpallej kampion.
Duke pasur parasysh që nuk do ketë ndeshje deri në prill, tani është e qartë se koronavirusi ka penguar Liverpoolin në rrugën për të shkruar historinë në futbollin anglez.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë që Liverpool nuk do të fitojë titullin, edhe pse nuk dihet se si do të vazhdojë kampionati anglez.

