Televizioni gjerman e bën falas transmetimin e Bundesligës

Bundesliga gjermane është në mesin e pak ligave ku po vazhdon sezoni, pavarësisht përhapjes së madhe të koronavirusit.

Gjermanët kanë vendousur të vazhdojnë sezonin, por që ndeshjet të luhen pa tifozë.

Pas këtij vendimi, Sky Deutschland u ka mundësuar të gjithë tifozëve që t’i shikojnë ndeshjet e Bundesligës falas, për t’iu mos u humbur shansin e ndjekjes së futbollit, pas mbylljeve të stadiumeve.

Kujtojmë se kampionatet tashmë kanë pezulluar Serie A, Ligue 1 dhe La Liga, dhe të njëjtën gjë sot do ta bëjë edhe Premierliga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close