Katër skenarët e mundshëm për ta vendosur sezonin në La Liga

Përhapja e madhe e koronavirusit ka bërë që edhe La Liga të pezullohet.

Në një situatë aspak të favorshme, është shumë e diskuteshme se si do të përfundojë ky sezon, nëse situata nuk jep shenja të përmirësimit.

Media spanjolle ‘AS’ ka dhënë katër versionet më të mundshme, për të cilat një komision do të vendos, më 25 mars.

Versioni i parë: Të luhen të gjitha ndeshjet, në bazë të asaj se si do të shkojë përhapja e koronavirusit.

Versioni i dytë: Të anulohet i gjithë sezoni, dhe titulli të mos i jepet asnjë skuadre.

Versioni i tretë: Përfundimi i sezonit në këtë fazë, duke i llogaritur 27 xhirot e luajtuara. Një situatë e tillë, do ta bënte Barcelonen kampione.

Versioni i katërt: Të llogariten vetëm rezultatet e pjesës së parë të sezonit. Ky skenar duket shumë i mundshëm, pasi në pjesën e parë të sezonit të gjitha skuadrat janë ballafaqur mesvete, së paku nga një herë. Në këtë mënyrë, Barcelona do të shpallej kampione e La Ligas, për me diferencën e golave, pasi që me Real Madridin në atë fazë kishin pikë të barabarta, nga 40.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close