Futbollisti shqiptar Arman Durmishi është përfshirë në listën e lojtarëve të Juventusit për ndeshjen e sontme ndaj Genoas, e cila nis në orën 20:45. Paraqitjet e shkëlqyeshme me ekipet e të rinjve të bardhezinjve kanë bindur trajnerin Luciano Spalletti që ta grumbullojë talentin shqiptar me ekipin e parë për këtë përballje të Serie A.

Tashmë mbetet të shpresojmë që talenti nga Negotina e Gostivarit të marrë mundësinë për të debutuar në elitën e futbollit italian dhe të regjistrojë minutat e para në Serie A. Durmishi është paraqitur edhe më herët me ekipin e parë të Juventusit në ndeshjet miqësore gjatë fazës përgatitore të verës, ndërsa tani mund të vijë radha për një paraqitje zyrtare në kampionatin italian.

