Dortmundi vazhdon bashkëpunimin me Niko Kovaç

Borusia Dortmundi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin kroat Niko Kovaç, duke i ofruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në krye të skuadrës deri më 30 qershor 2029.

Drejtuesit e klubit gjerman kanë vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga Kovaçi, duke i besuar atij vazhdimin e projektit sportiv edhe në vitet e ardhshme. Krahas trajnerit kroat, pjesë e stafit teknik të Dortmundit do të vazhdojnë të jenë edhe ndihmëstrajnerët Robert Kovaç dhe Filip Tapalloviq, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit të tij gjatë kësaj periudhe.

Niko Kovaç mori drejtimin e Borussia Dortmundit në pranverën e vitit 2025, në një moment të vështirë për klubin, kur skuadra renditej në vendin e 11-të në Bundesligë. Megjithatë, trajneri kroat arriti të ndryshonte ecurinë e ekipit, duke e rikthyer atë në garën për objektivat madhorë dhe duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Në sezonin e kaluar, Dortmundi pati një paraqitje dukshëm më të mirë nën drejtimin e Kovaçit, duke e përfunduar kampionatin gjerman në vendin e dytë, me 73 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close