Nesër nis xhiroja e katërt, Bashkimi në Shtip për të kërkuar fitoren e parë

Të premten starton xhiroja e katërt në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut me dy ndeshje në program.

Hapjen e kësaj xhiroje do ta bëjë dueli Skopje – Tikveshi që do të luhet nga ora 17:00. Një ndryshim në moment të fundit ka ndodhur sa i përket lokacionit se ku do të luhet takimi, ku i njejti është përcaktuar të zhvillohet në kompleksin e FFM-së në vend të asaj në Autokomandë ku ishte paraparë fillimisht.

Dueli tjetër është ndërmjet Bregallnicës dhe Bashkimit. Këta të fundit do të udhëtojnë drejt Shtipit për të kërkuar fitoren e parë në sezonin e ri.

Ndeshja Bregallnica – Bashkimi do të zhvillohet nesër nga ora 19:00./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close