Sportmania mëson ekskluzivisht se Muarem Muarem do të jetë trajneri i ri i Skopjes. Burime të sigurta konfirmojnë se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet vetëm prezantimi zyrtar.

Edhe pse në ditët e fundit emri i tij u përfol si opsion për një rikthim te Bashkimi, Muarem ka vendosur të marrë drejtimin e Skopjes, skuadrës nga Autokomanda që këtë sezon është rikthyer në elitën e futbollit maqedonas.
Ish-trajneri i Rabotniçkit do të nisë kështu një sfidë të re në karrierë, me objektivin për ta konsoliduar ekipin në Ligën e Parë. Sportmania e ka këtë informacion të verifikuar 100%, ndërsa tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi./Sportmania/

