Sipas informacioneve të siguruara nga Sportmania, ish-futbollisti i Shkëndijës, Liridon Latifi, do ta vazhdojë karrierën në Kazakistan, ku pritet t’i bashkohet skuadrës së Kyzylzhar.

Pas dy sezoneve të suksesshme me fanellën kuqezi, gjatë të cilave fitoi titullin kampion dhe ishte pjesë e ekipit që shkroi historinë në Evropë me kualifikimin në fazën e Ligës dhe më pas në play-off të UEFA Conference League, Latifi është gati për një sfidë të re ndërkombëtare.
Për 29-vjeçarin kjo do të jetë eksperienca e radhës jashtë trojeve shqiptare, pasi më herët ka luajtur edhe në Moldavi me Sheriff Tiraspol, si dhe në Rumani me Pushkash AFC.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë së shpejti, ndërsa Kazakistani duket se do të jetë destinacioni i ri në karrierën e njërit prej futbollistëve më të spikatur shqiptarë të viteve të fundit.

